Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës, ku një person derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur biçiklistin duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë ku është arrestuar i dyshuari.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Pejës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.