Policia parandalon një vetëvrasje në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Policia parandalon një vetëvrasje në Fushë Kosovë

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka parandaluar një vetëvrasje në Fushë Kosovë.

Mesditën e së dielës, Policia e Kosovës ka arritur që të parandaloj një vetëvrasje.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha ka bërë të ditur se rreth orës 12:40, një person ka lajmëruar policinë se gruaja e tij ka dy ditë që nuk e hap derën e banesës dhe nuk lajmërohet në telefon.

Me të marrë informatën, Hoxha ka thënë se në bashkëpunim me njësitin e zjarrfikësve, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të parandalojnë vetëvrasjen.

“Me datë 03.11.2019, rreth orës 12:40. në Fushe Kosove, një person mashkull ka lajmuar Policinë e Kosovës se gruaja e tij qe dy ditë nuk lajmohet ne telefon dhe nuk e hapë as derën e banesës, Policia menjëherë ka reaguar duke ka dal në vendin e ngjarjes dhe me asistencë edhe nga njësiti i zjarrfikësve kanë arrit të qasen në lokacion (banesë), ku me atë rast kanë hasur me personin e gjinisë femërore, e cila mbante një copë xhami në dorë, dhe e njëjta po ashtu ka kërcënuar se nëse dikush i afrohet ajo do të bëjë vetëvrasje”, ka bërë të ditur Hoxha për lajmi.net.

Sipas tij, falë shkathtësive profesionale të një zyrtari policor është parandaluar kjo vetëvrasje, pravarësisht se vet ai ëshët lënduar.

“Zyrtari policor falë shkathtësive të tij profesionale ka arrit të parandaloj më të keqen duke ia hequr copëzën e xhamit nga dora, megjithëse gjatë këtij intervenimi zyrtari policor ka marr disa lëndime trupore, dhe është dërguar për trajtim te menjëhershëm mjekësor”, ka treguar më tutje Hoxha.

Daut Hoxha po ashtu ka bërë të ditur se, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe njësitet kompetente policore janë proces të marrjes se te gjitha masave operative dhe hetimore lidhur me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat