Vrasje me armë zjarri në Dukagjin të Shkodrës - Bota Sot
Vrasje me armë zjarri në Dukagjin të Shkodrës

Kronikë e zezë

Vrasje me armë zjarri në Dukagjin të Shkodrës

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:03
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri tronditën sot zonën e Dukagjinit në Shkodër duke shkaktuar vdekjen e një banori.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Sumë të Dukagjinit, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e qarkut Shkodër.

Viktima raportohet të jetë shtetasi Gjergj Krygja, 43 vjeç.

Krimi ndodhi pranë banesës së të ndjerit në fshatin Sumë, mësohet nga policia e cila tha se ngjarja u raportua pak para mesditës së sotme.

Duke folur zyrtarisht mbi ngjarjen, policia lokale tha se krimi i ndodhur në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, është ende në rrethana të paqarta.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat