Kapet shqiptari i armatosur, pak pasi plaçkiti bankën në Zvicër - Bota Sot
Kapet shqiptari i armatosur, pak pasi plaçkiti bankën në Zvicër

Kronikë e zezë

Kapet shqiptari i armatosur, pak pasi plaçkiti bankën në Zvicër

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Një person i armatosur ka plaçkitur të mërkurën (dje) një bankë në Adliswil të Kantonit të Cyrihut. Ai është kapur shumë shpejt pas ikjes nga vendi i ngjarjes, shkruan polizeinews.ch.

Siç bën të ditur Policia Kantonale e Cyrihut, në aksionin për kapjen e personit në fjalë, nuk ka pasur të lënduar.

Të mërkurën, më 6 nëntor, pak para orës 15.30 një burrë i panjohur kishte hyrë në filialin e bankës dhe kishte kërcënuar  të pranishmit duke ua drejtuar një revolver dhe duke kërkuar t`ia dorëzonin paratë.

Pasi që personi në fjalë doli nga banka, aty arritën policët. Ata pastaj e ndoqën plaçkitësin që ishte duke ikur këmbë dhe përfundimisht arritën ta arrestojnë.

Pjesëtarët e Policisë Kantonale të Cyrihut me këtë rast kanë pasur mbështetjen edhe të policive komunale të komunave Adliswil-Langnau dhe Kilchberg.

Grabitësi i kapur i bankës është një shtetas kosovar i moshës 36 vjeçare, me banim në qarkun e Horgenit. Pas marrjes në pyetje nga policia, ai i është dorëzuar prokurorisë përgjegjëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat