Arrestohet 44 vjeçari në Ferizaj, për vjedhje të rënde

Kronikë e zezë

Arrestohet 44 vjeçari në Ferizaj, për vjedhje të rënde

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 10:17
Ilustrim

I dyshuari, H.H. 44 vjeç- shqiptar është arrestuar të premten për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë.

Në një njoftim për media thuhet se i dyshuari në bashkëpunim me dy persona të tjerë, më 04.11.2019, rreth orës 03:00 minuta, në fshatin Komogllavë, të maskuar kanë hy me forcë në lokalet e një firme dhe kanë vjedhur 1.130 euro para të metalta, artikuj ushqimorë në vlerë 250 euro si dhe aparatin për numërimin e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale :

-një aparat për numërim të parave

-gjëra ushqimore të vjedhura në këtë firmë

-një maskë”, thuhet në njofim.

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat