Vdes një person nga aksidenti në Novobërdë

Kronikë e zezë

Vdes një person nga aksidenti në Novobërdë

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Novobërdë ku një person derisa ishte duke e drejtuar veturën ka goditur dy këmbësorë. Policia ka arrestuar ngasësin e veturës.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Novobërdë, ku i dyshuari ishte duke drejtuar automjetin e tij nën ndikim të alkoolit dhe ka goditur dy këmbësorë.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Gjilanit, ku njëri nga ta ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat