Shembje në kokë dhe trup, gjendja e adoleshentëve që u plagosën në aksidentin që u mori jetën dy vajzave 17-vjeçare

Kronikë e zezë

Shembje në kokë dhe trup, gjendja e adoleshentëve që u plagosën në aksidentin që u mori jetën dy vajzave 17-vjeçare

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 08:55
Pamje nga aksidenti

Drejtuesi i makinës, 18- vjeçari Françesk Shaba dy pasagjeret e tjera, qe mbeten te plagosur ne aksidentin tragjik, ku mbeten te vdekura ne vend dy vajza 17-vjecare, janë në spital. 

Duke iu referuar burimeve, janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë shembje në kokë dhe trup. Për këtë, ato do vijojnë të jenë edhe disa orë të shtruara. Policia, pasi njoftoi për aksidentin, kreu një sërë veprimesh hetimore për të zbardhur të gjitha shkaqet.

Sipas burimeve, mësohet se shkak ka qenë lagështia e madhe e rrugës. Drejtuesi i makinës, 18- vjeçari Françesk Shaba, humbi kontrollin e mjetit dhe pasi doli nga rruga, u përplas në një pemë. Ndërkohë, mësohet se pas aksidentit, i riu ka dalë nga makina edhe ka ecur për pak metra, pastaj ka rënë pa ndenja.

Denada Tarja dhe Suada Serani humben jeten ne vend. Tre adoleshentët që arritën t’i shpëtonin aksidentit, janë transportuar direkt për në spital ku morën ndihmën e parë, ndërsa familjet e 2 të rejave që humbën jetën, kanë hapur dje dyert e mortit.

“Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH., 18 vjeç, si pasojë e lagështirës, ka dalë nga rruga. Për pasojë, kanë ndërruar jetë dy nga 4 pasagjeret në automjet, D.T., 17 vjeçe dhe S.S., 17 vjeçe. Drejtuesi i automjetit F.SH., së bashku me dy pasagjeret e tjera O.M., 14 vjeç, dhe L.M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor”, njoftoi paraprakisht dje Policia e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat