Burri nga Klina e rreh gruan, e bën për spital

Kronikë e zezë

Burri nga Klina e rreh gruan, e bën për spital

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person në Klinë, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

E njejta është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.

Me udhër të prokurorit ndërkaq, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat