Vjedhin në një dyqan, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Vjedhin në një dyqan, arrestohen tre persona

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Mbrëmë pas mesnate Policia në Malishevë ka pranuar informacion lidhur me një rast vjedhje të rëndë të ndodhur në një dyqan në rrugën “Ibrahim Mazreku”.

Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë dhe grumbullimi i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që patrullat policore të vihen në ndjekje dhe të ndalojnë automjetin me personat e dyshuar për një kohë shumë të shpejtë.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: S. K. (49 vjeçar), F. P. (45 vjeçar) dhe K. H.( 34 vjeçar).

 Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit: një automjet të tipit Passat, para në vlerë 377.76 euro, 50 denarë, 2 shalle të zinj,  2 kapela të zeza, 2 palë dorëza pune, 2 kaçavida, 6 mbushje të telefonit dhe 4 telefona.

Hetuesit policorë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat