Publikon fotografi me armë në dorë, shoqërohet në polici

Kronikë e zezë

Publikon fotografi me armë në dorë, shoqërohet në polici

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Një i dyshuar nga fshati Pakashticë e Epërme të Podujevës, është shoqëruar në stacionin policor, pasi që i njëjti kishte publikuar foto duke shtënë me armë zjarri në oborrin e tij.

Është konfiskuar arma M-48 me leje e cila ishte pronë e prindërve të të dyshuarit dhe i njëjti kishte keqpërdorur armën.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat