Arrestohet polici i Kosovës në Kamenicë për kontrabandë të rakisë - Bota Sot
Arrestohet polici i Kosovës në Kamenicë për kontrabandë të rakisë

Kronikë e zezë

Arrestohet polici i Kosovës në Kamenicë për kontrabandë të rakisë

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dje në fshatin Novosellë të Kamenicës dy të dyshuar meshkuj K-Serbë për kontrabandë mallrash, njëri nga ta zyrtar policor.

Ata janë zënë duke kontrabanduar mallra me furgon, përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Kosovë.

Në furgonin e konfiskuar nga Policia e Kosovës kishte një kazan për zierjen e rakisë, dy thasë koncentrat për kafshë dhe tetë paketime të vogla të barnave për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa furgoni me mallra është sekuestruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat