Policia arreston personin që i shkaktoi mbi 744 mijë euro dëme buxhetit të Kosovës - Bota Sot
Policia arreston personin që i shkaktoi mbi 744 mijë euro dëme buxhetit të Kosovës

Kronikë e zezë

Policia arreston personin që i shkaktoi mbi 744 mijë euro dëme buxhetit të Kosovës

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Një person  është arrestuar në Mitrovicë për shmangie nga tatimi.

Kjo pas një operacioni të Policisë së Kosovës, konkretisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

“Me datën 23.04.2019 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – DHKEK është pranuar informata se një i dyshuar është duke kryer veprën penale ‘shmangie nga tatimi”, thuhet në komunikatë.

Pas analizimit të informatave nga hetuesit e DHKEK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së është vërtetuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro.

Personi i dyshuar i arrestuar lidhur me këtë rast është:

A. M. lindur me 1986 m/sh/k

Sot, me 15 nëntor 2019, pas intervistimit të të dyshuarit të lartcekur, në konsultim dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Mitrovicë, të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat