Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti i tmerrshëm në Lluzhan të Podujevës

Kronikë e zezë

Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti i tmerrshëm në Lluzhan të Podujevës

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 14:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Lluzhan të Podujevës. Nga ky aksident ku janë përfshirë dy automjete, ka mbetur i vdekur një person, derisa dy të tjerë kanë marrë lëndime.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Njësitë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar, se mjeku në vendngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira dy automjete. 

***

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Lluzhan të Podujevës, saktësisht afër marketit “Mega Center”.

Dyshohet se një person ka humbur jetën në këtë aksident.

Sipas informacioneve, Policia e Kosovës dhe ambulanca është në vendin e ngjarjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat