Aktakuzë për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje - Bota Sot
Aktakuzë për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Aktakuzë për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër katër personave me inicialet A.N., I.B., L.O. dhe V.E., për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPK-së.

Prokuroria Speciale njofton se katër të pandehurit A.N., I.B., L.O. dhe V.E., me qëllim që të sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, e duke vepruar në grup, një natë para arrestimit janë takuar në Tiranë, ku janë dakorduar  dhe kanë ndarë rolet e tyre, që drogën ta sjellin nga Shqipëria në Kosovë. Ndërkaq, gjatë kohës kur janë arrestuar të pandehurit A.N., I.B., L.O. dhe V.E., dhe me rastin e kontrollit nga policia i janë gjetur dhe sekuestruar 55 kg e 432 gram të substancës narkotike të llojit marihuanë.

Me këto veprime të pandehurit A.N., I.B., L.O. dhe V.E., kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPK-së.

Po ashtu, gjatë bastisjes te i pandehuri V.E. është gjetur një revole me mbishkrimin GAP 9 mm, P.A.K., pa numër serik dhe një karikator së bashku me 18 fishek e cila është sekuestruar.  Me këto veprime V.E., akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat