Një konvikt është përfshirë nga flakët në Bolton, Angli mbrëmjen e djeshme (16 nëntor).
Nuk bëhen ende me dije shkaqet e incidentit.
Me qindra studentë u evakuuan nga godina nga të cilët nuk ka pasur të dëmtuar.
Raportohet që vetëm dy studentë morën ndihmën e parë mjekësore pasi dolën nga ndërtesa.
Nuk bëhen ende me dije shkaqet e incidentit.
Sipas BBC zjarri filloi rreth orës 20:30 me orën lokal.
Rreth 200 forca të zjarrfikëses u angazhuan për shuarjen e flakëve e cila përfshiu të gjitha katet e godinës.
Vetëm në orët e para të mëngjesit, zjarrëfikësit arritën të shuajnë flakët.
Qeveria britanike akomodoi studentët nëpër godina të tjera studentore dhe nëpër hotele të zonës.