33 vetëvrasje për 10 muaj në Kosovë - Bota Sot
33 vetëvrasje për 10 muaj në Kosovë

Kronikë e zezë

33 vetëvrasje për 10 muaj në Kosovë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 18:40
Ilustrim

Numri i vetëvrasjeve në Kosovë po mbetët ende shqetësues.

Por më shqetësues është fakti se ky numër është në rritje e sipër.

Vetëm brenda 11 muajve të vitit 2018 në Kosovë janë njëzet e dy persona (22) të cilët kanë kryer vetëvrasje.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në periudhën janar-tetor 2019 , 33 persona kanë kryer vetëvrasje.

Ndërsa, 136 raste janë evidentuar si vetëvrasje në tentativë.

“Duke ju referuar te dhënave ne PK, për numrin e rasteve te vetevrasjeve per periudhen kohore 01-01-2018 – 31-10-2019 janë:

Vetëvrasje 33 raste

Vetëvrasje në tentativë 136 raste”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndërkohë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 800 mijë njerëz në vit vdesin nga vetëvrasja, që i bie një person çdo 40 sekonda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat