Arrestohen tre persona për dhunë familjare - Bota Sot
Arrestohen tre persona për dhunë familjare

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona për dhunë familjare

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Në fshatin Arllat të Drenasit është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raporti të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit viktima së bashku me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Hajvali të Prishtinës është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën.

Policia thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Deçan është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër. Viktima pas tretmanit mjekësor, me pëlqimin e saj ka shkuar tek familjarët e saj, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat