Arrestohet për vjedhje të veturës - Bota Sot
Arrestohet për vjedhje të veturës

Kronikë e zezë

Arrestohet për vjedhje të veturës

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar B.M. (1992) i cili ka vjedhur veturën VW Pheaton të një personi tjetër më datën 13 nëntor në rrugën “Ahmet Shala” në Pejë.

Pas lajmërimit për vjedhje nga ana e pronarit të veturës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës menjëherë kanë nisur hetimet dhe pas një pune intensive është arritur të gjendet vetura e vjedhur në oborrin e spitalit rajonal në Pejë, ku e njëjta është sjellë në Stacionin Policor në Pejë për ekzaminime të mëtutjeshme.

Më datën 17.11.2019, pas një pune intensive operativo-hetimore, është arritur që të identifikohet, rrjedhimisht të arrestohet i dyshuari B. M., të cilit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat