Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Të dielën në Prizren është raportuar një vjedhje e rëndë

Viktima ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme e stoli ari.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari, vlera e të cilave nuk dihet:, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat