Bixhoz ilegal në Fushë Kosovë, ndalohet i mituri

Kronikë e zezë

Bixhoz ilegal në Fushë Kosovë, ndalohet i mituri

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 10:32
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në Fushë Kosovë me autorizim të prokurorit të shtetit dhe urdhrit verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë bastisur një lokal në të cilin kanë qenë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Si dëshmi njësitet policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: një Softuer, 4 shtëpiza kompjuteri, një DVR të kamerave të sigurisë, një printer të tiketave dhe një qese të zezë e mbushur me tiketa të luajtura.

 Në këtë rast është arrestuar i dyshuari i mitur,  i cili është gjetur duke punuar në lokal, ndërsa pronari i lokalit ende nuk dihet se kush është. Për rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunalë, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat