Qëlloi me pistletë xhaxhain, policia arreston 20 vjeçarin - Bota Sot
Qëlloi me pistletë xhaxhain, policia arreston 20 vjeçarin

Kronikë e zezë

Qëlloi me pistletë xhaxhain, policia arreston 20 vjeçarin

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:59
Ilustrim

Policia ka vënë në pranga këtë të martë një 20 vjeçar i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së xhaxhait të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maknor të Pezës dhe shkak për sulmin është bërë konflikti mbi pronësinë që ka patur 20 vjeçari Endi Sinani me xhaxhain e tij.

Policia e ka shpallur në kërkim të riun më datë 15 nëntor dhe këtë të martë e ka arrestuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe arma e përdorur nga i riu, një pistoletë siç tregon foto e mëposhtme.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat