Djali nga Kosova e ther me thikë në fyt gruan e tij në Zvicër

Kronikë e zezë

Djali nga Kosova e ther me thikë në fyt gruan e tij në Zvicër

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Të hënën në Morges, rajonin e Vaud në Zvicër është raportuar një therje me thikë. Rreth orës 04:40 të mëngjesit, fqinjët kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe kanë lajmëruar policinë.

Policia e Zvicrës ka njoftuar se ka patur konflikt familjar me ç’rast burri e ka therur me thikë gruan e tij.

Bëhet e ditur se i përfshirë në këtë rast është një mashkull 32 vjeçar kosovar i cili e ka goditur me thikë në fyt gruan e tij.

Gruaja 28 vjeçare është dërguar në emergjencë me lëndime të rënda. Në hetimet fillestare mësohet se dy personat ishin të martuar, por që jetonin ndaras që disa muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat