I vdes foshnja gruas shtatzënë që u aksidentua në Viti

Kronikë e zezë

I vdes foshnja gruas shtatzënë që u aksidentua në Viti

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 10:02
ilustrim

Policia njofton se dje në QKUK një nënë ka humbur foshnjën e saj si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur më 17 nëntor.

Aksidenti kishte ndodhur në Viti ndërsa kjo nënë ishte në cilësinë e pasagjeres.

“Viti 17.11.2019 – 14:55. Lidhur me rastin ku lëndime kishte pësuar një pasagjere femër e cila ishte shtatzënë, raportohet se më 20.11.2019 në QKUK, të njëjtës i ka ndërruar jetë foshnja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat