Shpërndanin drogë në Lezhë, tre persona bien në pranga

Kronikë e zezë

Shpërndanin drogë në Lezhë, tre persona bien në pranga

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:11
Ilustrim

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që levizte nga Tirana në drejtim të Lezhës posedonte lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen në Ishull Lezhë dhe në qytetin e Lezhës, Policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin “Ishulli”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre shtetasve.

Në prangat e policisë kanë rënë:

-D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës;

-E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;

-K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë;

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur lokalizimin e personit të dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi edhe i dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e prisnin në lulishten e picerisë, me një automjet që drejtohej nga shtetasi K. Q. dhe pasagjer E. H., të cilët së bashku do ta shpërndanin lëndën narkotike në doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat