Ngrihet aktakuzë ndaj policit që vodhi kuletën me 1800 euro gjatë një bastisje - Bota Sot
Ngrihet aktakuzë ndaj policit që vodhi kuletën me 1800 euro gjatë një bastisje

Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë ndaj policit që vodhi kuletën me 1800 euro gjatë një bastisje

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 15:18
Ilustrim

Policit Shkumbin Jashari, i cili ishte filmuar duke vjedhur një kuletë me 1800 euro gjatë bastisjes në kazino, i është ndërprerë masa e suspendimit. Ndaj tij, është ngritur aktakuzë për dy vepra penale: Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve. 

 Inspektorati Policor i Kosovës, ka marrë vendim për ndërprerjen e suspendimit të përkohshëm ndaj policit Shkumbin Jashari, i cili gjatë një bastisje në një kazino në Graçanicë, kishte vjedhur një kuletë me 1800 euro.

Ndërprerja e suspendimit sipas IPK-së ka ardhur pasi ndaj policit Shkumbin Jashari është ngritur aktakuzë për dy vepra penale, shkruan Insajderi.

Fillimisht inspektoratit e pati suspenduar, Jasharin nga puna për shkak se ndaj tij, ishte bërë kallëzim penal për “Përvetësim i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor” dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan Insajderi.

Lajmin për Insajderin e kanë konfirmuar nga Inspektorati Policorë i Kosovës.

Vendimi për pushimin e suspendimin është marrë me datën 25 tetor.

“Me datë 01.11.2019, Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar njoftimin nga Policia e Kosovës se me datë 25.10.2019 është nxjerr Vendim për ndërprerjen e suspendimit të përkohshëm për zyrtarin policor në fjalë”, thuhet përgjigjen e Inspektoratit.

Në përgjigjen e Inspektoratit thuhet se ndaj policit Jashari është ngritur aktakuzë, pas së cilës kanë pushuar arsyet e rekomandimit të suspendimit.

“Në tetor të këtij viti IPK ka pranuar nga Prokuroria kompetente edhe një kopje të Aktakuzës të ngritur  ndaj zyrtarit policor dhe se kanë pushuar arsyet për të cilat është rekomanduar suspendimi”.

“Procedura penale ndaj të njëjtit (bazuar në aktakuzë) vazhdon tani në Gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e IPK-ja.

Ngritjen e aktakuzës ndaj policit Jashari e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Aktakuza ndaj tij është ngritur pak kohë pas arrestimit.

“Aktakuza është ngritur me 03.05.2019, për veprat penale: Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, nga neni 436 si dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve nga neni 374 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Laureta Ulaj.

Ndërprerjen e suspendimit e kanë konfirmuar edhe në policinë e Kosovës.

“Bazuar në rekomandim të IPK-se zyrtarit në fjalë i është ndërprerë suspendimi”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Gazeta Insajderi pati publikuar para 8 muajsh videon kur polici Jashari, shihej duke vjedhur një kuletë me 1.800 euro, gjatë një bastisjeje në një kazino një Gracanicë.

Jashari është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “përvetësim i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor”.

Menjëherë patën nisur hetimet për verifikim të kaluarës se tij, në Policinë e Kosovës.

Si kishte ardhur deri te arrestimi i policit Shkumbin Jashari?

Me 26 mars, Qeveria e Kosovës kishe miratur në kuvend Projekt-Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit. Pas kësaj Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte nisur hetime ndaj pronarëve dhe lokaleve të këtyre lojërave.

Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në orët e vona në një lokal në Graçanicë, ku dyshohej se po zhvilloheshin këto veprimtari, polici Shkumbin Jashari kishte vjedhur një kuletë me 1.800 euro. Hajnia e tij është filmuar krejtësisht nga kamerat e sigurisë së këtij lokali.

Insajderi, edhe pse e pati siguruar videon e këtij akti më heret, nuk e kishte publikuar derisa janë kryer hetimet e para që kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit.

Videoja zbulon veprimet e dyshimta të Policit. Aty shihet se pas orës 22 ishin fikur dritat e lokalit. Gjatë kontrollit, polici Milosh Zhivkoviq, hapë dollapin dhe sheh kuletën. Ai i tregon kolegut të tij, Shkumbin Jashari, i cili kontrollon vendndodhjen e kamerave. Ai shkon edhe në dhomën e sigurisë për t’i parë pozitat se cilat kënde kapin kamerat. Por, menaxherët e lokalit vendosin në ekran të televizorit vetëm katër kamera, e jo 16 sa ishin në lokal. Kur polici sigurohet se kamerat nuk janë duke e filmuar pjesën ku ndodhej kuleta, ai shkon kapë kuletën dhe e futë në xhep.

Por, menaxherët e lokalit, kishin vendosur në ekran të televizorit vetëm katër kamera, e jo 16 sa ishin në lokal. Kur polici sigurohet se kamerat nuk janë duke e filmuar pjesën ku ndodhej kuleta, ai shkon kapë kuletën dhe e futë në xhep.

Pronarët e këtij lokali që kanë dashur të mbeten anonim, kanë treguar se si e kishin zbuluar këtë vjedhje.

“Ne i kemi shikuar të gjitha filmimet e bastisjeve në të gjitha lokalet. Kemi parë se si polici ka marrë kuletën”, ka thënë menaxheri i kësaj firme.

Ata e kanë raportuar rastin në IPK, çka ka rezultuar me arrestimin e zyrtarit policor

Inspektoriati Policor i Kosoves në koordinim me  Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kishin arrestuar Jasharin, fillimisht për 48 orë, pastaj  me rekomandim të IPK-së i te njejtit iu është vazhduar masa e suspendimit, shkruan Insajderi.

“Inspektorati Policor i Kosovës më 03.04.2019 ka pranuar informacione  lidhur me dyshimin se zyrtari policor në fjalë dyshohet të ketë kryer veprën penale “Përvetësim i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor” nga neni 436 i KPRK-së.  Pas zhvillimit të veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë. I njëjti fillimisht është suspenduar për 48 orë  nga Policia e Kosovës, pastaj  me rekomandim të IPK-së i është vazhduar masa e suspendimit (me qëllim të zhvillimit të hetimeve)”, thuhet ne njoftimin nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat