Tre përsona arrestohen për posedim të drogës, njeri nga ta i mitur

Kronikë e zezë

Tre përsona arrestohen për posedim të drogës, njeri nga ta i mitur

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:56
Ilustrim

Tre persona të dyshuar, njëri prej tyre i moshës së mitur janë arrestuar nga policia në Kaçanik, për posedim të drogës.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, gjatë ditës së djeshme, janë arrestuar tre të dyshuarit pasi që gjatë kontrollit të tyre, bastisjes në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike të llojit marihuanë.

Policia poashtu ka bërë të ditur se ka gjetur edhe 176 euro, tri pako me letra për mbështjelljen e substancave narkotike, tre telefona celular, dhe një fishekë i armës së zjarrit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, për 48 orë, ndërsa i mituri për 24 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat