Plaçkitje e armatosur në Leposaviq: Grabitësi fillimisht kanë shtënë me armë pastaj plaçkitën transportin e parave, tre persona të lënduar

Kronikë e zezë

Plaçkitje e armatosur në Leposaviq: Grabitësi fillimisht kanë shtënë me armë pastaj plaçkitën transportin e parave, tre persona të lënduar

Nga: F.B Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Automjeti i kompanisë së transportimit të parave "Henderson" është plaçkitur sot në lokalitetin Dren, jo shumë larg Leposaviqit, ndërsa tre punonjësit e kësaj kompanie kanë pësuar lëndime gjatë sulmit grabitës dhe aktualisht ndodhen në Qendrën klinike spitalore në Mitrovicë, shkruan “Kurir” përcjell “Bota Sot”.

Gjatë grabitjes mësohet se kishte të shtëna ndërmjet të grabitësve dhe sigurimit të kompanisë "Henderson", ndërkohë që janë djegur tri automjete, kombi-busi dhe tri automjete të udhëtarëve që grabitësit I kanë përdorur për të vendosur barrikade në rrugën magjistrale, shkruan Kosovo online.

Ende nuk dihet sasia e parave që të janë plaçkitur me këtë rast, por dyshohet se grabitësit janë arratisur me dy kombi-bus të bardhë në drejtim të Kopaonikut.

Trafiku në lokalitetin Dren është akoma në bllokadë ndërkohë që janë krijuar kolona në të dy drejtimet.

Përndryshe edhe më herët automjetet e kompanisë "Henderson" ne dy raste ishin shenjë e sulmit grabitës në këtë pjesë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat