Tri deri në pesë vjet burg rrezikojnë të dënohen, komandanti Kristë Gjokaj dhe pesë policët në Gjakovë - Bota Sot
Tri deri në pesë vjet burg rrezikojnë të dënohen, komandanti Kristë Gjokaj dhe pesë policët në Gjakovë

Kronikë e zezë

Tri deri në pesë vjet burg rrezikojnë të dënohen, komandanti Kristë Gjokaj dhe pesë policët në Gjakovë

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 14:50
Foto

Nëse vërtetohet fajësia ndaj tyre, zyrtaret policorë jo vetëm që do ta humbasin postin e tyre në Polici, poashtu rrezikojnë të marrin dënim me burgim.

Komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj dhe pesë zyrtarët policorë: Bekim Preqi, Gëzim Biblekaj, Agron Idrizi, Milot Ukaj dhe Shaban Limanaj, rrezikojnë të dënohen me burgim, nëse shpallen fajtor lidhur me torturën dhe keqtrajtimin e një qytetari të prangosur në Stacionin Policor në Gjakovë, e cila shihet në videon që ishte publikuar ekskluzivisht.

Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila ishte ngarkuar për hetimin e këtij rasti, njoftoi dje se ka ngritur aktakuzë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Kristë Gjokaj dhe katër nga pesë vartësit e tij, Bekim Preqi, Gëzim Biblekaj, Agron Idrizi dhe Milot Ukaj ngarkohen se kanë kryer  veprën penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’, nga neni 198 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës i cili parasheh dënim me burgim deri në tre (3) vjet.

Aktakuza thotë se komandanti Kristë Gjokaj  më 14 nëntor 2018, në objektin e stacionit policor në Gjakovë, ka keqtrajtuar të dëmtuarin Muhamer Raifi i cili kishte qenë i arrestuar dhe i prangosur si i dyshuar për dy vepra penale, në atë mënyrë që derisa ishte ulur në karrige, i njëjti e godet me grusht në fytyrë, me ç’rast e rrëzon në dysheme, derisa nga aty të pandehurin e largon një zyrtar policor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat