Arrestohet një person në Drenas pasi theri me thikë të miturin

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Drenas pasi theri me thikë të miturin

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Policia në Drenas ka arrestuar të mërkurën një person i cili dyshohet se ka therur me thikë një të mitur

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Drenas, ku policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se viktima, i mitur, ka pranuar tretman mjekësor në QKMF në Gllogoc dhe pas trajtimit mjekësor është intervistuar.

Njësiti policor ka bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Tek i dyshuari është konfiskuar arma e ftohtë (thika), ndërkaq më vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat