Jetonte me nënën pas divorcit, një person në Berat i jep fund jetës

Kronikë e zezë

Jetonte me nënën pas divorcit, një person në Berat i jep fund jetës

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 23:32
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Berat.

Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelumuar me fotoksinë.

Bëhet fjalë për një 62-vjeçar me emrin Azbi Shehu, i cili është gjetur në gjendje tepër të  rëndë nga nëna e tij.

E alarmuar ajo ka njoftuar komshinjtë për ndihmë.

Mësohet se 62 vjeçari ka mbërritur me shenja jete në spitalin e Beratit, por me gjithë përpjekjen e mjekëve nuk i ka mbijetuar dot helmimit.

62-vjeçari i ndjerë, ishte i divorcuar dhe jetonte me nënën e tij në fshatin Pëllumbas, ish komuna Lumas.

Dyshohet se gjendja e mjeruar në të cilën jetonte e shtyu të merrte këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat