Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë - Bota Sot
Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 18:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 16 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka shpërthyer një zjarr, jo shumë larg nga një trafo e energjisë elektrike.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi o Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Rreth orës 16:20 eshte raportuar se ne rrugën “Fehmi Agani” eshte duke u djegur nje “SERRE”. Njësia policore menjëherë ka shkuar ne lokacion si dhe janë njoftuar njësia e zjarrfikëseve. Sipas njësisë ne atë lokacion nuk ka pas rrezik megjithëse 2 vetura kane qene ne afërsi mirëpo zjarrfikëset kane arritur shume shpejt dhe kane reaguar”, ka thënë Hoxha.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit ndërsa policia thotë se po punon për të sqaruar gjithë rastin e ndodhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat