Arrestohet polici “sekser”, 1500 euro për një diplomë në Universitet privat - Bota Sot
Arrestohet polici “sekser”, 1500 euro për një diplomë në Universitet privat

Kronikë e zezë

Arrestohet polici “sekser”, 1500 euro për një diplomë në Universitet privat

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:43
Ilustrim

Një efektiv policie është arrestuar nga SHÇBA, pasi dyshohet se ka luajtur rolin e sekserit, duke ndërhyrë në një universitet privat për t’i marrë një personi diplomë kundrejt shumës 1500 euro.

“Punonjësi i policisë E. SH. dyshohet se duke ndërhyrë tek personat me funksione, të punësuar në një universitet privat, mundësoi pajisjen me diplomë të një shtetasi, edhe pse ky i fundit nuk ndoqi për asnjë ditë proçesin mësimor, në këmbim të përfitimit të shumës prej 1500 eurove”, thuhet në njoftimin e SHCBA.

Arrestimi i policit 47 vjeçar me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë u krye me urdhër të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ekzekutimin e Vendimit të kësaj Gjykate mbi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Ai akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat