S’i kthyen veturat me qira që i morën me dokumente false, arrestohet personi i pestë - Bota Sot
S’i kthyen veturat me qira që i morën me dokumente false, arrestohet personi i pestë

Kronikë e zezë

S’i kthyen veturat me qira që i morën me dokumente false, arrestohet personi i pestë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 09:21
Foto

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, ka arrestuar edhe personin e pestë në lidhje me një rast të mëhershëm për dy veprat penale ‘mashtrim’ dhe ‘dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale’.

“Sot me datë 04.12.2019 pas një pune intensive operativo-hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, kanë arritur të arrestojnë edhe një person të dyshuar i cili ishte në kërkim policor”, njofton policia.

I dyshuari B.B. i lindur më 1991 dyshohet se kishte arritur të kryejë veprat duke mashtruar viktimat me identitet të rrejshëm.

I njëjti ishte i kërkuar edhe për katër vepra nga Gjykata Themelore në Pejë, dega në Klinë, si dhe Gjykata Themelore në Gjakovë.

Me aktvendim te Prokurorit të Shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.

“Viktima e rastit pronar i automjeteve (Rent a Car) me seli në Prishtinë, ka deklaruar se me datën 15.11.2019 një person dyshohet që me dokumente të prezantuara false, ka marrë me qira veturën ‘VË GOLF VII’, ngjyrë e bardhë dhe me targa (KS), të cilën nuk e ka kthyer më”.

“Viktima e rastit tjetër po ashtu pronar i automjeteve (Rent a Car), me seli në Fushë Kosovë, ka deklaruar se me datën 09.11.2019, i njëjti person i prezantuar, dyshohet me dokumente false si më lart, ka marrë me qira veturën ‘VË GOLF VI’, ngjyrë e kaltër, me targa regjistrimi (RKS) dhe nuk e kishte kthyer veturën tek pronari”.

Njësiti i Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë ka vazhduar me hetimin e rasteve dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, me datën 21.11.2019 kanë shkuar në bastisje në një auto-servis në fshatin Zahaq, ku tek shtëpia e pronarëve të dyshuar kanë gjetur në posedim vetura tjera të shkatërruara në pjesë.

“Njësiti i hetimeve në stacionin policor në Pejë ka vazhduar me punën hetimore në shumë lokacione, me ç’rast kanë identifikuar personin e dyshuar i cili me anë të dokumentit të falsifikuar, me datat e lartcekura kishte marrë veturat e lartcekura me qira në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat