Prizrenasi në gjendje të dehur, përleshet me gruan pastaj ja vë flakën shtëpisë - Bota Sot
Prizrenasi në gjendje të dehur, përleshet me gruan pastaj ja vë flakën shtëpisë

Kronikë e zezë

Prizrenasi në gjendje të dehur, përleshet me gruan pastaj ja vë flakën shtëpisë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 09:36
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, derisa ishte në gjendje të dehur ia kishte vënë flakën shtëpisë.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ështëarrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij dhe nen ndikim te alkoolit ia kishte vënë flakën shtëpisë së tij. Për veç dëmeve materiale , nuk raportohet për te lënduar. I dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje”, bëri të ditur policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat