Hajnat vjedhin para dhe dukat në shtëpinë e një mërgimtari - Bota Sot
Hajnat vjedhin para dhe dukat në shtëpinë e një mërgimtari

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin para dhe dukat në shtëpinë e një mërgimtari

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Një person nga fshati Dramjak i Ferizajt ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e vëllait të tij i cili gjendet në Zvicër.

Nga shtëpia, sipas ankuesit, hajnat kanë vjedhur para të gatshme, stoli të ndryshme ari dhe dy armë zjarri një pushkë gjuetie dhe një pistoletë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat