Po udhëtonin me gjysmë kg kokainë në "Audi", pranga të rinjvë ne Pogradec - Bota Sot
Po udhëtonin me gjysmë kg kokainë në "Audi", pranga të rinjvë ne Pogradec

Kronikë e zezë

Po udhëtonin me gjysmë kg kokainë në "Audi", pranga të rinjvë ne Pogradec

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:02
Kokainë

Katër të rinj në Pogradec kanë rënë në prangat e policisë për shitje të drogave të forta.

Operacioni policor antidrogë i koduar "Liqeni" çoi në pranga shtetasit D.Xh 20 vjeç; R.V 23 vjeç; D.B 20 vjeç dhe K.L 20 vjeç.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E.Z., 17 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Të rinjve iu gjet në mjetin me të cilin udhëtonin gjysmë kg kokainë.

"Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Lëvizjes Operacionale të Rendit Publik në DVP-Korçë, ushtruan në lagjen nr.1, në mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin D.Xh., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 525 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë".

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat