E godet gruan me telefon dhe ia çan kokën, kërkohet paraburgim për burrin nga Vitia - Bota Sot
E godet gruan me telefon dhe ia çan kokën, kërkohet paraburgim për burrin nga Vitia

Kronikë e zezë

E godet gruan me telefon dhe ia çan kokën, kërkohet paraburgim për burrin nga Vitia

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Gjykata kompetente që të caktojë masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit A.A., i cili në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore bën të ditur se i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy djemve të tyre.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar që, i dyshuari A.A., në kohë të papërcaktuar, deri më 01 dhjetor 2019, në shtëpinë familjare, në Viti, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë në familje, tek bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, në atë mënyrë që i ka kanosur me fjalë, i ka keqtrajtuar herë pas here duke i rrahur, me ç’rast me veprimet e tij përpos që ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarve, ka shkaktuar dhembje, frikë dhe shqetësim të madh emocional tek të njëjtit”, theksohet në komunikatë.

Me këtë veprime, dyshohet se A.A. ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ndërsa, më 01 dhjetor 2019, rreth orës 17:15 minuta, i dyshuari A.A, me dashje dhe me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor, ka lënduar bashkëshorten e tij, të dëmtuarën V.A., ashtu që pas një mosmarrëveshje verbale, për motive xhelozie, në prani të fëmijëve, ia merr telefonin nga dora dhe me të e godet në kokë, duke i shkaktuar qarje të thellë, ku pastaj nuk e lejon djalin e tyre që ta dërgojë për tretman mjekësor, por e dërgon vetë, ku gjatë rrugës e kërcënon që të gënjejë se kinse ishte vetëlënduar, për çka edhe e dëmtuara detyrohet të gënjejë se kinse është lënduar në mobile. Në këtë mënyrë, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, të KPRK-së”, thekson komunikata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat