Arrestohen dy persona në Mitrovicë për shitje të substancave narkotike - Bota Sot
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për shitje të substancave narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Mitrovicë për shitje të substancave narkotike

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Në rrugën “Muhamet Gashi” në Mitrovicë, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptarë pasi gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar sasi të dyshuara të substancave narkotike të llojit marihuanë me peshë 8 gram, kurse te i dyshuari tjetër gjatë kontrollit në trup i janë gjete dhe konfiskuar 8 qese najloni me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 6.16 gram.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat