Vidhet pastiqeria në Prishtinë, kapet hajni - Bota Sot
Vidhet pastiqeria në Prishtinë, kapet hajni

Kronikë e zezë

Vidhet pastiqeria në Prishtinë, kapet hajni

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë, derisa policia ka arritur ta identifikojë autorin.

“Rr. Garibaldi, Prishtinë 04.12.2019 – 05:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte kryer  vjedhje në një pastiqeri. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur: një çantë e zezë në të cilën kishte pasur një palë dorëza, një maskë të zezë, dara për prerje të shufrave të metalit, pajisje tjera si dhe një kuletë me para të imta që dyshohet se i kishte vjedhur në lokalin e lartcekur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Derisa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat