Merr kredi në emër të klientëve pa dijen e tyre, ky është vendimi i gjykatës - Bota Sot
Merr kredi në emër të klientëve pa dijen e tyre, ky është vendimi i gjykatës

Kronikë e zezë

Merr kredi në emër të klientëve pa dijen e tyre, ky është vendimi i gjykatës

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar të akuzuarin A. A. me tetë muaj burg, pasi gjatë periudhës qershor 2011 deri në shkurt 2015, me dashje të drejtpërdrejt në cilësi të personit zyrtar ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

I akuzuari, analist i kredive në Bankën Private për Biznes në Kamenicë, kishte tejkaluar kompetencat e tij, duke marrë kredi në emër të klientëve pa dijeninë e tyre, duke nënshkruar formular, aplikacione dhe duke i shfrytëzuar dokumentacionet të cilat i ka pasur në dosjet e klientëve, me këto veprime i akuzuari ka shkaktuar dëm bankës në shumën prej 120 mijë euro.

Me këto veprime i akuzuari A. A., ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata ka obliguar të akuzuarin që brenda dy viteve të kthejë shumën prej 120.000 euro Bankës Private për Biznes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat