Makina përplaset me kamionin në Shkodër, vdes 63-vjeçarja, 3 të plagosur - Bota Sot
Makina përplaset me kamionin në Shkodër, vdes 63-vjeçarja, 3 të plagosur

Kronikë e zezë

Makina përplaset me kamionin në Shkodër, vdes 63-vjeçarja, 3 të plagosur

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 20:09
Ilustrim

Një 63-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, pranë fshatit Shtoj i Vjetër. 

Viktima është identifikuar si Marije Leka, ndërsa nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë.

Nga informacionet e para raportohet se një mjet tip Benz është përplasur me një kamion rreth orës 17:50.

Të plagosurit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat