Përleshen mes vete, e pëson edhe kalimtari i rastit - Bota Sot
Përleshen mes vete, e pëson edhe kalimtari i rastit

Kronikë e zezë

Përleshen mes vete, e pëson edhe kalimtari i rastit

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 11:20
Ilustrim

Policia në Istog njofton se janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që pas një mosmarrëveshje në një lokal janë rrahur mes vete.

Gjatë rrahjes së tyre një kalimtar i rastit kishte ndërhyrë që t’i ndajë mirëpo kishte pësuar lëndime trupore.

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas ishte liruar për në shtëpi. Dy të dyshuarit gjatë rrahjes kishin pësuar lëndime dhe iu është ofruar ndihmë mjekësore  në QMF në Istog. Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat