Policia kërkon ndihmë për të arrestuar Elton Arifin

Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmë për të arrestuar Elton Arifin

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:58
Elton (Arif ) Arifiaji

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i dyshuar është:

Elton (Arif ) Arifiaji lindur me 13.09.1985 në Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

1- (një) rast për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e
paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat