Aksident në qendër të Podujevës, tri vetura të përfshira – ka të lënduar - Bota Sot
Aksident në qendër të Podujevës, tri vetura të përfshira – ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në qendër të Podujevës, tri vetura të përfshira – ka të lënduar

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 23:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qendër të qytetit të Podujevës, përballë “Interexit”.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë të përfshira tri vetura – dy në lëvizje e një e parkuar.

Përveç dëmeve materiale, në këtë përplasje një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është transportuar për mjekim në Qendrën Emergjente të Podujevës. (Raportohet se lëndimet janë të lehta).

Siç mëson Llapi.info, aksidenti ka ndodhur në vendin e njëjtë ku u aksidentuan rëndë dy vetura javë më parë.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkakun e aksidentit.

Duhet theksuar se vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 44 aksidente në nivel vendi. Sipas Policisë së Kosovës, një ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 10 kanë rezultuar me të lënduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat