Konfiskohet kokainë e armë nga të rinjtë në Shkodër

Kronikë e zezë

Konfiskohet kokainë e armë nga të rinjtë në Shkodër

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 10:53
Konfiskohet kokainë e armë nga të rinjtë në Shkodër

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialisët për hetimin e narkotikëve në Shkodër dhe patrullën e përgjithshme të komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Buna".

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasveM. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër, E. M., 21 vjeç, banues në Shkodër dhe E. V., 31 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi: B. Q., 23 vjeç banues në Shkodër.

“Në vendin e quajtur "Ura e Vjetër" e Bunës, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë bërë bllokimin e mjetit tip “Volksëagen”, më të cilin udhëtonin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, policia gjeti në xhepin e xhupit të shtetasit M. Sh., një peshore të vogël elektronike, një qese me një masë kristalore e dyshuar si lëndë narkotike kokainë, dy pilula të dyshuara ekstazi dhe një sasi e dyshuar si lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Operacioni vijoi me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku rezultoi se: Në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një krehër, ndërsa në banesën e shtetasit E. M., policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis”, thuhet në njoftim.

Image

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe i municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat