Arrestohet 45-vjeçari në kërkim ndërkombëtar - Bota Sot
Arrestohet 45-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Kronikë e zezë

Arrestohet 45-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Policia e Shtetit në Shqipëri po vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Shpëtim Pepa, 45-vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences në Itali e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat