48 aktakuza për 24 orë

Kronikë e zezë

48 aktakuza për 24 orë

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 48 aktakuza kundër 58 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 11 persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një  aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër një  personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (4) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka bërë

një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (13) aktakuza kundër tre (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat