Preu dru në pronë publike, arrestohet burri nga Ferizaj - Bota Sot
Preu dru në pronë publike, arrestohet burri nga Ferizaj

Kronikë e zezë

Preu dru në pronë publike, arrestohet burri nga Ferizaj

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të cilin e ka zënë duke transportuar dru në mënyrë ilegale

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Jezerc të komunës së Ferizajt, ku i dyshuari është kapur nga njësiti policor duke transportuar me traktorin e tij dru të cilat i ka prerë në mënyrë ilegale në pronë publike.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kurse traktori me rimorkio së bashku me sasinë e druve janë konfiskuar për procedura të mëtejme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat