Grabiti pikën e karburantit, dënohet me 4 vite burg - Bota Sot
Grabiti pikën e karburantit, dënohet me 4 vite burg

Kronikë e zezë

Grabiti pikën e karburantit, dënohet me 4 vite burg

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A. I., duke i shqiptuar dënim prej 4 vite burgim efektiv dhe dënim me gjobë prej 5 mijë euro.

I akuzuari me datën 29 tetor 2018, rreth orës 02:00, në pompën e benzinës “Veda Com” në fshatin Pasjan, Komuna e Parteshit, në bashkëveprim me dy të pandehur të tjerë me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, të armatosur dhe të maskuar nën kërcënim e armëve kanë kryer grabitjen, fillimisht kanë sulmuar fizikisht punëtorët e kësaj pompe dhe më pas marrin 500 euro, më pas duke ikur me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Me këto veprime i akuzuari A. I., “në bashkëveprim ka kryer veprën penale grabitje”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërkohë ka veçuar procedurën penale ndaj dy të pandehurve K. R. dhe B. M.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat