Rritet sërish numri i aksidenteve në Kosovë, vetëm të hënën 49-njëri me fatalitet

Kronikë e zezë

Rritet sërish numri i aksidenteve në Kosovë, vetëm të hënën 49-njëri me fatalitet

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:02
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, njëri prej tyre ishte me fatalitet.

Në njoftimin  e bërë nga policia thuhet se në 17 aksidentet tjerë ishin me persona të lënduar, kurse në 32 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 239 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 15 persona, njëri prej të cilëve është dërguar në vuajtje të dënimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat